Konfirmohet rasti i dhjetë me virusin korona në Greqi

Ministria e Shëndetësisë së Greqisë, në mëngjesin e sotëm e konfirmoi rastin e dhjetë të koronavirusit të ri në vend, ndërsa bëhet fjalë për një greke, pas një kontakti të afërt me personin te i cili dje ishte konfirmuar virusi Kovid-10, anëtar i grupit turistik në Izrael dhe Egjipt.

Gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është hospitalizuar në spitalin në qytetin grek Patra.