Konfirmohet drejtori i ri i Barcelonës

Zëvendës kryetari i Barcelonës, Rafa Yuste, ka konfirmuar drejtorin e ri të klubit, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

“Deco do të jetë drejtori i ri, ai do t’i bashkohet klubit dhe do të punojë së bashku me Mateu Alemany”, tha Yuste.

Deco do ta marrë rolin e Jordi Cruyff i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit.