Konfirmohet bashkimi, publikohet fotoja e parë e Donaldit dhe Borës

“Sunny Hill Festival”, u mbajt për tre ditë rresht për herë të parë në Tiranë.

Në festival morën pjesë edhe shumë artistë të njohur shqiptar, shkruan lajmi.net.

Por edhe shumë artistë e shijuan festivalin në anën e publikut.

Këngëtarja Semi Jaupaj ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me miqtë e saj, më të përfolurit e muajve të fundit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Kjo është fotoja e parë publike e Borës dhe Donaldit pas gjithë dramës që u krijua në “Big Brother VIP” dhe aludimeve të ribashkimit të tyre.

Semi e ka postuar këtë foto me mbishkrimin “Shokë përgjithmonë”./Lajmi.net/