Në suaza të nismave greke për promovim të perspektivës së BE-së në rajon, nesër në Selanik do të mbahet konferencë në nivel të lartë të quajtur “Nga Selaniku në Zagreb”, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Konferenca do të fillojë me sesion nën emrin “Avancimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor: Sfida dhe perspektiva aktuale, pas së cilës pjesëmarrësit në tubim do të kenë drekë pune me temë “Ballkani Perëndimor në Evropë: Rruga përpara”.
Përveç Dimtirovit, dhe nikoqirit, shefit të diplomacisë greke, Nikos Dedias, në Konferencë do të marrin pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ministri i Kroacisë, Gordan Gërliq- Radman, vendi i të cili është kryesues aktuale me BE-në, i Italisë, Luixhi di Majo, i Malit të Zi, Sërxhan Darmakoviq, i Serbisë, Ivica Daçiq, Sllovenisë, Miro Cerar, i Kosovës, Glauk Konjufca, ushtruesi i detyrës së MPJ-së Shqipërisë, Gent Cakaj, zëvendësi i MPJ-së së Bosnjë e Hercegovinës, Josip Bërekiqm, sekretarët e përgjithshëm kompetent për çështje evropiane dhe rajonale nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Julija Rapuka Matej si dhe sekretarja e përgjithshme e shërbimit evropian për aktivitete të jashtme, Hellga Shmid dhe zëvendës drejtori i përgjithshëm për zgjerim dhe politikë fqinjësore në Komisionin Evropian.