Koncepti i ri arsimor sot në seancë plenare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 34-të, në rend dite të së cilës janë 67 pika.

Deputetët mes tjerash, do të diskutojnë për Propozim-ligjin për plotësime të Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtuar, për propozim-ndryshimet e ligjeve për armë, për shkeljet kundër rendit dhe qetësisë publike, për dokumentacionet rrugore të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sigurinë në komunikacionin e rrugëve, të Ligjit për mbrojtje shëndetësore.
Si pika e fundit e 67-të është Informacioni për projekt-konceptimin e arsimit fillor.

Në shtëpinë ligjdhënëse sot do të mbajnë mbledhje edhe dy komisione kuvendore.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive duhet t’i shqyrtojnë raportet vjetore për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Komisionit Shtetëror për Vendosje në Procedurë Administrative dhe Procedure nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës së qasjes së lirë deri te informatat nga karakteri publik, të Këshillit Inspektues dhe Agjencisë për Administratë për vitin 2019, si dhe Strategjia kombëtare për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave 2021-2025.

Komisioni për Punë dhe Politikë sociale, sërish do të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për mbrojtje sociale në lexim të parë.