Mbrojtësi i Liverpool, Ibrahima Konate ja zbuluar dëshirën e tij për të qenë më i mirë se partneri i qendërmbrojtësit Virgil Van Dijk.
Konate ka qenë partneri i Van Dijk në mbrojtjen e Liverpoolit që nga ardhja e tij prej 40 milionë euro nga Red Bull Leipzig në verën e vitit 2021, shkruan lajmi.net.
Kur francezi mbërriti, ky i fundit ishte tashmë një titullar i garantuar për skuadrën e Jurgen Klopp dhe që nga largimi i Joran Henderson në Arabia Saudite këtë verë, ai ka trashëguar shiritin e kapitenit.
Ai ka të ngjarë të fillojë kundër shokut të skuadrës Van Dijk kur Franca të përballet me Holandën të premten dhe Konate i ka vendosur vetes objektivin që të ” bëhet më i mirë” se partneri i tij në Liverpool.
“Shumë pak mbrojtës kanë arritur të bëjnë atë që ka bërë Van Dijk. Ai është një mbrojtës i madh, nga i cili po mësoj shumë. Tani, objektivi im, dhe ai e di këtë, është të bëhem më i mirë se ai. Sergio Ramos, të cilin e ndoqa shumë ishte modeli im nr.1”, tha francezi.
Ndeshja ndërmjet dy skuadrave zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45.




