Komuna e Tetovës e fundosur në borxhe, shumat arrijnë gati 12 milionë euro

Komuna e Tetovës është në mesin e pesë borxhlinjëve më të mëdhenj ndaj shtetit. Sipas të dhënave të portalit Faktor, në vendin e pestë radhitet komuna e Tetovës e cila ka borxhe prej 11.9 milionë euro ndaj shtetit.

Sipas të dhënave të publikuara, për tre muajt e fundit borxhi është rritur për 600 mijë euro, sidomos në këtë periudhë kur janë afër zgjedhjet lokale, përcjell INA.

Në krye të borxhlinjëve është Shoqata aksionare me kapital shtetëror “Hekurudha e Maqedonisë-Transporti”, borxhi i së cilës i grumbulluar me vite shkon në 60,5 milionë euro, por që tre muajt e fundit është më pak për 3,3 milionë euro. (INA)