Komuna e Tetovës: 100 ditë qeverisje – Çka u tha, e çka u bë?

Në 100 ditë qeverisje në Komunën e Tetovës, u premtuan 29 pika megjithatë jo të gjitha u përfunduan. Një pjesë e tyre thonë se janë në punim e sipër ndërkaq të tjera do duhet të procesohen për shkak të mungesës së evidencave dhe dokumentacioneve.

BILALL KASAMI-KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS

Përkundër vështirësive të shumta, borxhit enorm dhe një kaosi të trashëguar, ne dalëngadalë, duke përmbushur një nga një premtimet në këtë 100 ditësh, po arrijmë me shumë mund dhe përkushtim ta vendosim komunën në koordinata tjera funksionimi, po arrijmë që të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha ato probleme të shtresuara ndër vite.

Një nga problemet kryesore të qytetit tw Tetovws është stabiliteti i furnizimit me ujë si rezultat i defekteve në fshatin Leshnicë. Kasami deklaroi se do duhet që fillimisht të përpilojnë elaborat sepse i njëjti nuk ekziston.

Ne ende nuk kemi gjetur elaborat për mbrojtje të burimeve që kanë të bjënë me Leshnicën, duhet të bejmë elaboratin, Ministria e Ambientit të miratoj vendimin që burimi i Leshnicës të jetë zonë e mbrojtur e burimeve të ujit.

Së fundi praktikë e qeverisjes së re në këtë komunë mbetët transmetimi i drejtëprdrejtë i këshillit komunal si formë e transparencës së punës , gjë e cila edhe ishte premtuar më parë./KlanMacedonia/