Komuna e Çairit shënoi 7 Marsin (Video)

Komuna e Çairit shënoi 7 Marsin, ditën e mësuesit. Në këtë manifestim morën pjesë mësimdhënës e veteranë të arsimit nga kjo komunë. I pranishëm ishte edhe ministri i arsimit, Jeton Shaqiri dhe ish drejtuesi i komunës Izet Mexhiti. Kryetari aktual i Çairit, Visar Ganiu tha se arsimi është vlera e vërtetë dhe unike e një kombi. “Është fryma, ekzistenca, shtylla kryesore e tij. Peshën e kësaj vlere nuk mund ta barazojmë më asgjë tjetër më të çmueshme se Arsimi”, u shpreh Ganiu. Në manifestimin e sotëm u shpallën edhe 12 mësimdhënësit më të dalluar të Çairit, u nderuan 33 pensionistë, në mesin e të cilëve edhe ish-drejtori i SHFK “Jashar Bej Shkupi”.