Menaxhimi i komunës së Çairit 2011-2019
Komuna ka realizuar 25 euro për kokë banori!
Kjo analizë tregon menaxhimin e komunës së Çairit ndër vite. Komuna e Çairit ka probleme të theksuara me planifikimin dhe realizimin e investimeve kapitale. Analizuar nga viti 2011 e deri sot kjo komunë nuk ka arritur të realizoj as gjysmën e investimeve kapitale të planifikuara psh.
Në vitin 2011 ka realizuar vetëm 34%, të investimeve kapitale, 2012 ka realizuar 57%, në vitin 2013 ka realizuar vetëm 26% të investimeve kapitale, 2014 ka realizuar 39%, në vitin 2016 ka realizuar 33%, në vitin 2017 ka planifikuar 9.717,909 euro ka realizuar 4.453.865 euro ose 46%, vitin 2018 ka planifikuar investime 4.603.398 euro ka realizuar vetëm 2.627.789 euro ose 57%, kurse vitin 2019 ka planifikuar 3759.045 euro ka realizuar 45% të investimeve.
Analizuar realizimin investimeve për kokë qytetari del se kjo komunë në vitin 2011 ka realizuar vetëm 9 euro investime për kokë qytetari, 2012 ka realizuar 41 euro, në vitin 2013 ka realizuar vetëm 39 euro të investimeve kapitale, 2014 ka realizuar 37 euro, në vitin 2016 ka realizuar 43, në vitin 2017 ka realizuar 43 euro. vitin 2018 ka realizuar vetëm 39 euro kuse 2019 vetëm 25 euro për kokë banori.
Për më shumë shihni diagramin e suksesit në menaxhim të komunës së Çairit.






