Komuna e Butelit do të dhurojë kompjuterë për nxënës nga familjet e rrezikuara sociale

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski sot në të gjitha shkollat fillore do të dhurojë kompjuterë, për nxënësit, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi t’i blejnë, me qëllim që të tejkalojnë problemin me ndjekjen e mësimit onlajn i vendosur pas shpërthimit të epidemisë së koronës.
Nga Komuna e Butelit informojnë se do të shpërndahen 45 kompjuterë, prej të cilëve 13 janë kompjuterë të vjetër të donuar në kuadër të aksionit
“Dhuroni kompjuterin tuaj të vjetër”, 10 janë kompjuterë të ri të dhuruar nga Qyteti i Shkupit, dhe 22 janë doncione personale të kryetarit Smilevski.
Njëherit do të ndahen edhe paketa me ushqim për familjet e rrezikuara sociale. /MIA