Kompanitë automobilistike kineze mbështesin bashkëpunimin me BE-në

Kompanitë automobilistike kineze dhe evropiane duhet të përfitojnë nga rolet e tyre plotësuese në industri për të ndarë platformat e produkteve dhe teknologjive, në mënyrë që të arrihen rezultate reciprokisht të dobishme, deklaroi nga Mynihu drejtori i degës evropiane të prodhuesit kinez të automjeteve “Great Wall Motor” (GWM), citon “Xinhua”.

Hyrja në tregjet e huaja, veçanërisht në një aq të rëndësishëm sa Evropa, lejon që markat kineze të makinave të zgjerohen dhe të rriten më fort, tha Qiao Xianghua, gjatë Panairit Ndërkombëtar të Automjeteve (IAA), që po zhvillohet në Gjermani.

Gjatë paraqitjes së makinave, kompania e Qiao njoftoi debutimin botëror të versionit hibrid “plug-in” të “Wey Mocha”, me përmasa mesatare.

Me drejtim inteligjent dhe autonomi elektrike prej rreth 150 km, makina është e disponueshme për rezervime paraprake deri në fund të vitit 2021, duke parashikuar dërgesat e para gjatë gjysmës së parë 2022. (Irma)