Kompania në Maqedoni që ka paguar 38 milionë euro rroga për 9 muaj?

Të dhënat zyrtare publike të Bursës së Maqedonisë tregojnë se kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme, pothuajse pa përjashtim, në nëntë muajt e parë të vitit kanë rritur buxhetet për paga dhe shpenzime për punëtorët e tyre!, shkruan Faktor.

Ky fakt vërteton se shumica e kompanive kujdesen për punonjësit e tyre duke përmirësuar motivimin e tyre, i cili është kusht për besnikëri dhe nënkupton produktivitet më të mirë.

Lista e “Faktor” përfshin 20 kompani që janë Sh.A. (Shoqëri aksionare), aksionet e të cilave janë të listuara në Tregun Zyrtar të bursës.

Paguesi më i madh në nëntë muajt e parë është industria më e madhe farmaceutike “Alkaloid”.  Kjo kompani ka paguar 38 milionë euro rroga për punonjësit e saj për nëntë muajt e parë, dhe kjo është 12 për qind më shumë para për punonjësit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Alkaloid” ka punësuar 2617 persona. Domethënë, gjigandi farmaceutik paguante 1613 euro për punonjës në muaj për pagën bruto.

Në grupin e paguesve mbi 10 milionë euro janë edhe bankat e mëdha, operatori më i madh i telekomunikacionit, ndërtuesi më i madh dhe kompania më e madhe maqedonase për tregti me pakicë të derivateve të naftës.  Në këtë grup janë “Makpetrol”, “Telekomi Maqedonas”, “Stopanska banka” Shkup, “Banka Komerciale” ,  NLB Banka dhe Granit.

Ky trend është gjithashtu një sinjal i rëndësishëm për të gjithë investitorët në aksionet e atyre kompanive dhe dëshmon se menaxherët, duke u kujdesur për punonjësit, i hapin rrugën punës së suksesshme, rezultateve të parashikueshme dhe natyrisht fitimeve të shprehura zakonisht përmes dividentëve. (INA)