Nipi i Ali Ahmetit që u bë i famshëm me blerjen e qendrës tregtare Soravia në Shkup me 0 investim nga xhepi i tij është rikthyer sërish në vëmendje sot duke i reaguar kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili sot për skandalin ku është i përfshirë vetë Drini i kërkoi kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dorëheqjen, përcejll ZYRTARE.net
E në një reagim dërguar mediave duket se nipi i Ahmetit se bën hesap gjuhën shqipe. Në reagimin e shkruar në emër të kompanisë, kompania e Drinit, Thor Industries demantin e ka dërguar vetëm në gjuhën maqedonase dhe atë angleze, kështu duke anashkaluar gjuhën shqipe, atë për të cilën xhaxhai i tij, Ali Ahmeti tash e disa vite thotë se e ka mundësuar të përdoret në të gjitha instancat e shtetit./Zyrtare.net/
Mëposhtë ua sjellim reagimin e kompanisë së Drin Ahmetit e shkruar në gjuhën maqedonase dhe angleze