“Kompania e 4AM E Ardit Metaliajt i transferoi Belinda Bullakut 6 mln euro në Zvicër”

Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të rënda ndaj Belinda Ballukut gjatë një interviste, ndërkohë që ajo ndodhet e pezulluar nga detyra, me pasaporte te bllokuar nga GJKKO dhe e marre e pandehur prej javësh nga SPAK-u.
Sipas tij, një nga aferat më te mëdha eshtë bypass-i i Tiranës me vlerë 60 milionë euro: “Eshtë një aferë e pastër korruptive. Kompania 4AM e Ardit Metaliajt dyshohet se i ka transferuar Belinda Ballukut 6 milionë euro në llogari bankare në Zvicer,” deklaroi ai.
Ai shtoi se ish-ministrja dyshohet të ketë llogari të shumta jashtë vendit: “Bashkim Ulaj i transferonte para ne llogari ne Shtetet e Bashkuara, ndersa nje biznesmen tjetër dyshohet t’i ketë derguar shuma te mëdha në Dubai,” tha më tej.
Gazetari zbuloi gjithashtu shqetësimin e shërbimeve inteligjente perendimore: “Me burime zyrtare di qe sherbimet gjermane dhe britanike jane thellesisht te shqetësuara per lidhjet e Belinda Ballukut me eksponente të botës së krimit te organizuar. Qeveria britanike e ka ngritur ketë çeshtje në nivel të lartë, nënvizoi ai.
Si shembull te ketyre lidhjeve, ai permendi zgjedhjet ne qarkun e Fierit: “Fakti që Belinda Balluku mori 12 mandate deputetësh ne Fier përmes bandave kriminale tregon qarte perfshirjen e saj te drejtperdrejte ne krimin e organizuar,” perfundoi gazetari.“JOQ”