Komiteti i KE-së: Krahas progresit, kritika për kushtet nëpër burgje

Në Maqedoninë e Veriut ende ekzistojnë probleme kushtet nëpër burgjet, ka konstatuar Komiteti i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës.

Në Raportin më të ri konstatohet se ka përmirësime të vogla, është rinovuar një pjesë e Burgut të Shkupit në Shuto Orizarë, kurse janë mbyllur tri pjesë problematike në Idrizovë.

Komiteti ka qenë për vizitë në vend në Dhjetor të vitit të kaluar ku ka konstatuar se ka kushte të jo higjienës për paraburgim në njësinë e ashtuquajtur “ambulanca’, në pjesët me regjim të mbyllur në burgun e Idrizovës dhe pjesët e parinovuara të Burgut të Shkupit.

Në Raport kritikohet qasja ndaj të paraburgosurve në Burgun e Shutkës, që janë të mbyllur 23 orë në ditë, kurse iu refuzohet edhe kontakti me fëmijtë e tyre.

Nuk ka aktivitete as edhe për të burgosurit në Idrizovë. Ata, sipas raportit, marrin mbrojtje jo cilësore shëndetësore për shkak të mosgatishmërisë së MSH-së që të ketë një qasje strategjike gjatë punës.

Një nga cështjet kyce për të cilën Komiteti ka shprehur shqetësime është mungesa e transparencës në menaxhimin me burgjet, kurse për pozitat udhëheqëse të burgjeve vendimtare është përkatësia partiake.

Komiteti i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës u ka bërë thirrje autoriteteve që të vendosin një kierarki të qartë midis drejtorisë së burgjeve dhe Drejtorëve dhe të vehen programe shumëvjecare për aktivitete fillestare dhe trajnime të punonjësve të burgjeve dhe të përforcohet lufta kundër fenomenit të korrupsionit të personelit dhe favorizimi përmes masave specifike. /KlanMacedonia