Kosovë-Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 37.88% qytetarë të Kosovës...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 37.88% qytetarë të Kosovës kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Nga 1.260.571 persona me të drejtë vote, 475,751 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të zgjedhur kush do të udhëheq me komunën e tyre, njofton Klankosova.tv. Kryetari i i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se statistikat e tjera do të publikohen në faqen zyrtare.

Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga kompania UBO-Consulting për RTV Dukagjinin në Komunën e Prishtinës fitues është kandidati i LVV Arben Vitia.

Në bazë të projeksionit të UBO-Consulting:

Arben Vitia merr 50.9% të votave

Përparim Rama merr 49.1% të votave

Rezultatet e Exit Poll kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike në ditën e sotme, duke ruajtur anononimitetin./Telegrafi/