Komisioni kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri e miratoi për procedurë të mëtejshme propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNIFIL në Republikën e Libanit.
Për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNIFIL në Liban do të dërgohen dy pjesëtarë të Armatës për një periudhë prej gjashtë muajsh, duke filluar nga muaj gusht i vitit 2026 deri në shkurt të vitit 2027.
Përgatitjet dhe organizimi i pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar kryhen nga Ministria e Mbrojtjes.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, theksoi se bëhet fjalë për një vendim standard, i cili është miratuar në bazë të nenit 41, paragrafi 1 të Ligjit për mbrojtjen. Dy pjesëtarët e personelit aktiv ushtarak, pjesëtarë të forcave rezervë të Armatës, dërgohen në operacione për menaxhim krizash dhe siguri bashkëpunuese, jashtë territorit të Republikës. Ai theksoi se shpenzimet financiare për transportin, pagat dhe kompensimet e pagave, si dhe shpenzimet logjistike të pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar, sigurohen nga Ministria e Mbrojtjes. Ai theksoi se bëhet fjalë për një rotacion, pasi, siç tha, edhe më herët vendi ynë ka pasur pjesëtarë në këtë mision.



