Komisari evropian për zgjerim të martën në Shkup, vaksinat në fokus

Komisari Evropian për Zgjerim Oliver Varhej, pritet të vizitojë vendet e Ballkanit perëndimor gjatë javës së ardhshme. Ai pritet të fillojë vizitën duke qëndruar në Serbi të hënën, të martën në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian. Gjatë vizitave, Varhej do të takojë zyrtarët e vendeve të Ballkanit ku do të shqyrtohet përgjigja ndaj pandemisë dhe mbështetja e Bashkimit Evropian në këtë çështje. “Udhëtoj në Ballkan për të transmetuar porosinë e qartë se ne përkujdesemi për partnerët dhe punonjësit shëndetësor dhe kategoritë e lënduara. Dërgesa e vaksinave konfirmon vazhdimësinë dhe përkushtimin e mbështetjes, gjë që po bëjmë që nga fillimi i pandemisë. Së bashku jemi më të fortë”, tha Varhej. Komisioni Evropian dhe Austria me 20 prill publikuan se do të dërgojnë 651.000 doza vaksina të kompanive Pfhizer dhe Biontek nga fillimi i majit deri në gusht, ato duhet të imunizojnë personelin mjekësor në linjën e parë të luftës kundër virusit dhe grupet e lënduara. /SHENJA/