Nuk janë të rralla rastet kur këngëtarja iu përgjigjet ofendimeve të fansave nëpër komente në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Kështu ka ndodhur edhe në fotografinë e fundit të saj ku ajo shihet e veshur me një palë rroba vjollce.
Njëri nga komentuesit e ka quajtur “lop hollandeze”, artistën, ndërsa kjo ia ka kthyer me të njëjtën monedhë duke e quajtur “gomar shqiptar”.
Ronela Hajati së fundmi ka fituar Festivalin e RTSH-së dhe kështu ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. /Lajmi.net/