Koment/Nëpërkëmbja e Karadakut

Karadaku gjithmonë i ka dhënë kombit shumë dhe sakrificën e tij e ka paguar shtrejtë. Nga viti 2001 e deri në vitin 2020, Karadaku e ka mbrojtur me mish e gjak atë që e krijoi, BDI-në. Por nuk lejojmë nënçmimin e intelegjencës. Kjo burrëri nuk duron fëmijë e fytyrënxirë që kurrë një gjë se kanë bërë për ideal, komb e parti.

Ne qëndrojmë në besë çdoherë që i duhemi kombit e vëllezërve, derisa ata nuk na njollosin gjakun dhe sakrificën me dikë që nuk din të flet shqip dhe mendon si sllav i integruar. Ne veprojmë me kokë dhe zemër të mbushur me gjak të pastërt shqiptar.