“Komandanti turk i KFOR-it s’i përshtatet Serbisë”: Në Beograd të pakënaqur me ardhjen me ardhjen e gjeneralit turk

Ish-ambasadori jugosllav në Ankara, Darko Tanaskoviq, thotë se Serbia “nuk mund të jetë e kënaqur” që komandanti në ardhje i KFOR-it është turk, ndonëse shprehet i sigurt se ai urdhërat nuk i merr Turqia.

“Ka tituj të mëdhenj në gazetat turke se ‘ushtarët turkë janë kthyer në Kosovë’ dhe ne e dimë historikisht se çfarë do të thotë dhe cilat janë konotacionet. Nga pikëpamja praktike, fakti është se Turqia ka qenë prej kohësh një nga furnizues të privilegjuar jo vetëm me armë dhe pajisje ushtarake, por edhe një vend që trajnon oficerë nga këto vende, dhe kjo vlen plotësisht edhe për Kosovën.

Në këtë kuptim, Serbisë nuk mund t’i përshtatet veçanërisht që komandanti i KFOR-it është nga Turqia. Nga ana tjetër, megjithatë, nuk mendoj se rëndësia e këtij fakti duhet të teprohet sepse – së pari, komandanti i KFOR-it nuk merr urdhra nga Turqia dhe nuk do t’i marrë nga Turqia as kur është turk.

Sigurisht, turqit hjithmonë përpiqen të inkorporojnë interesat e tyre në politikën e aleancës së NATO-s, por kjo nuk është vendimtare, dihet se ku i merr urdhrat komandanti i KFOR-it, sigurisht jo nga Këshilli i Sigurimit dhe aq më pak nga Turqia. Pra, nga ky këndvështrim, nuk mund të priten ndryshime të mëdha”, thotë Tanaskoviq për Kosovo-Online.