Komandanti i ri në SPB-në e Tetovës/ Durmishi: Kandidati është burri i një deputete të shumicës

Zgjedhja e komandantit të sektorit për punë të brendshme në Tetovë është bërë mollë sherri në këshillin komunal. Kryesuesi i këshillit të Tetovës Besar Durmishi akuzoi Ministrinë e punëve të brendshme për nepotizëm dhe tha se kanë propozuar emër partiak, që nuk i plotëson kriteret.

“Kjo qeveri e korruptuar njëherë na propozon një emër për kandidat të mundshëm të stacionit policor në Tetovë, me emër të përgjithshëm i cili nuk i plotëson kriteret për të qenë në atë pozicion me të cilën këshilli e refuzoi. Pastaj propozon një kandidat tjetër i cili po ashtu nuk i plotëson kriteret dhe nuk është adekuat në atë pozicion, por tani shkon edhe më tej në nepotizëm pasi që kandidati i propozuar është burri i një deputete të shumicës. Këta nuk e shkelin ligjin me këmbë si njerëz, por me katër këmbë.”- deklaroi Besar Durmishi – kryetar i këshillit komunal.