Kolumnë e përbashkët Zaev – Cipras për “Euroactiv”: Po shkelet fryma e “Prespës”!

Thuajse 30 vite pas rënies së murit të Berlinit dhe shkatërimit të Jugosllavisë, dy vendet tona ishin të ndara rreth “kontestit për emrin” që u bënin obstruksione raporteve midis popujve tanë dhe dobësoi stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” – shkruajnë dy ish-Kryeministrat e Greqisë dhe RMV-së, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, në kolumnën e përbashkët për “Euroactiv”.

“Marrëveshja e Prespës dëshmoi se madje edhe kur pesha e historisë është e madhe, ku ka vullnet, ka edhe mënyra. Prespa – dikur një rajon i copëtuar nga lufta e ashpër qytetare në Evropë gjatë Luftës së Ftohtë, që detyroi me mijëra t`i braktisin shtëpitë e tyre si refugjatë, para 75 viteve – sot qëndron si simbol I paqës në vend të konfliktit, shpresën në vend të dhimbjes” – thuhet në kolumnën e përbashkët Zaev – Cipras.

Por, sic thuhet në këtë kolumnë, në 6 vitet e kaluara nuk janë vërejtur ngjarje për të cilët kanë shpresuar Ciprasi dhe Zaevi.

Ata përmendin bllokimin e procesit aderues të RMV-së, fillimisht nga Franca e viteve të fundit nga Bullgaria.

Por, sipas tyre, pas zgjedhjeve të fundit në RMV, udhëheqësia e re po jep deklarata provokative duke shkelur frymën e Prespës.

“BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjnë të qartë se respektimi I Marrëveshjes së Prespës është rruga e vetme për integrimin e mëtejshëm demokratik, për aderimin evropian dhe mbështetjen para-aderuese. Shkelja e “Prespës” në mënyrë plotësuese do ta destabilizojë rajonin dhe do të rezultojë me sfidë ekzistenciale jo vetëm për të ardhmen evropiane të RMV-së, por edhe për të ardhmen e saj në përgjithësi” – thuhet mes tjerash në kolumnën për “Euroactiv” të ish-Kryeministrave Zaev dhe Cipras./tvklan.mk/