Një zyrtar perëndimor ka thënë se dy komandantë të lartë rusë janë vrarë. Pretendohet se një prej tyre është vrarë nga ushtarët e vet. Komandanti i brigadës së 37, u godit qëllimisht nga trupat e tij si rezultat i shkallës së lartë të humbjeve të marra në brigadën që ai drejton.
“Kjo jep një pasqyrë të disa prej sfidave morale që kanë forcat ruse”, tha zyrtari. Të tjera raporte thonë se koloneli quhej Yuri Medvedev dhe kishte dëmtime në këmbë dhe është evakuuar në Bjellorusi.
Një gjeneral i shtatë është vrarë po ashtu. Kremlini nuk ka reaguar në lidhje me këto pretendime. Ndërkohë BBC nuk ka qenë në gjendje që të konfirmojë këto lajme në mënyrë të pavarur./tvklan.al