Nga MPB për TV21 thonë se në vendkalimin kufitar “Tabanoc” punohet me kapacitet të plotë dhe se nuk ka ndërprerje të punës, përcjell TV21. Kolonat e gjata i arsyetojnë për shkak të rritjes së qarkullimit të automjeteve si pasojë e fundjavës.
“Në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, për shkak të qarkullimit të madh të automjeteve, si për hyrje, ashtu edhe për dalje nga shteti, në funksion janë të gjitha trase për kontroll të udhëtarëve, ndërsa sistemi për kontroll punon pa ndërprerë”, thonë nga MPB për TV21, duke shtuar se pritja këtë pasdite është deri në një orë.
Ndryshe, sot shumë qytetarë janë ankuar për pritej të gjata deri në 2 orë në në këtë pikë kufitare.




