Mërgimtarët i’a mësyejnë Ambasadës së RMV-së në Bern të Zvicrës për leje udhëtimi drejt vendlindjes (FOTO)

Ditëve të fundit, turma të mëdha qytetarësh, shtetas të Maqedonisë së Veriut, ia kanë mësyer Ambasadës së RMV-së në Bern të Zvicrës për tu pajisur me leje udhëtimi drejt vendlindjes pasi iu ka skaduar afati i pasaportës. Lexues të gazetës LAJM nga Zvicra, i kanë dërguar disa foto nga turmat e qytetarëve që presin për të marrë lejen e udhëtimit. Për shkak të valës së madhe të mërgimtarëve, ditëve të fundit verëhen kolona të gjatë të makinave që presin me orë të tëra për të hyrë në vend./Gazeta LAJM