Kolona të gjata e mbi një orë pritje në bulevardin “Goce Dellçev” për shkak të aksidentit të autobusit

Kolona të gjata janë krijuar në bulevardin Goce Dellçev ku pritjet janë deri në një orë, përcjell TV21. Ky kaos u shkaktua si pasojë e aksidentit të autobusit i cili humbi kontrollin dhe u përplas me ndarësen e rrugëve në udhëkryqin në afërsi të QT “Mavrovasja” në Shkup.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, të cilët u dërguan në klinikën “Shën Naumi i Ohrit”.