Koliçan i Poshtëm: Projekti i ujësjellësit dëmton rrugët – banorët të revoltuar!

Kështu duket rruga që për çdo ditë banorët e Koliçanit të Poshtëm të Komunës së Studeniçanit e kalojnë me veturat e tyre.

Ata thonë se kjo rrugë ka mbetur e harruar nga komuna për të cilën muaj më parë filluan që të punojnë Ndërmarrja Publike ”Ujësjellësi dhe Kanalizime” dhe që atëherë punimet janë ndërprerë duke e lënë rrugën në këtë gjendje.

Kjo situatë ka irrituar banorët e Koliçanit.

“Rruga shihet se si është, kjo është katastrofë gjthçka shihet, mbaroj kjo është e gjitha. Komuna asgjë nuk ndimon” – tha banor i Koliçanit, Ramadan Selam.

“Të tregoj nuk jemi në asnjë gjendje shikoni sesi është rruga kështu nuk është askund, duhet që gjithë rruga të rinovohet që të vijmë tek e mira. Të gjitha veturat bëhen me baltë, në këtë rrugë nuk mund të kalojë asgjë asnjë veturë e mirë, asnjë gjë” – tha banor i Koliçanit.

“Në rrugën ka punuar një ndërrmarrje “Ujësjellësi dhe Kanalizim”, dhe e ka lënë kështu tani kushdo që kalon ka problem” – deklaroi Idriz Sejfulla.

Prej sa kohësh është kështu?

“Po kanë kaluar diku katër pesë muaj prej kur është kështu, duhej që të asfaltohet por nuk është asfaltuar nuk e di se cili është problemi. Nuk ka ardhur kompania thanë që do të ketë edhe një fazë tjeter për të punuar dhe e lanë kështu tani kemi probleme me veturat”.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, bën thirrje edhe për pak durim nga qytetarët. Arsyeja sipas tij është kyçja individuale për cdo amvisëri në gypin sekondar të ujësjellësit.

“Ato përveç që duhet të durojnë duhet edhe ta ndihmojnë komunën që të kryhet me sukses ky projekt. Tash duhet të bëhen përgatitjet, na duhet një vendim i Këshillit, të sillet vendimi që çdo familje duhet ta bëjë kyçjen individuale ne aty do të parashohim sipas mundësisë ligjore dhe një rrregullore për kyçjen individuale. Dhe ma merr mendja se gjatë verës këtë projekt dalëngadalë do ta fillojmë dhe përfudnojmë” – tha Azem Sadiku.

Kreu i Komunës së Studeniçanit thotë se projekti i ujësjellësit është i përbashkët me Qeverinë dhe thotë se 99% e punës tashmë është kryer dhe pritet meremetimi i infrastrukturës së dëmtuar rrugore.