Një person me inicialet Gj.M i moshës 42 vjeç është arrestuar pas një operacioni “Precedenti”, për armëmbajtje pa leje në fshatin Kryebushat të Shkodrës.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se janë sekuestruar 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator, municion luftarak dhe doza Kokaine, në posedim të një shtetasi me precedent për armëmbajtje pa leje në Kryebushat të Shkodrës.
“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç. Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.