Koeman mbështet rikthimin e Messit te Barcelona

Trajneri i Kombëtares së Holandës, Ronald Koeman mbështet ri-nënshkrimin e Barcelonës me yllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi.

Koeman ishte në krye të Barçës kur Messi u shtrydh për shkak të çështjeve financiare.

Në fund, palët nuk arritën marrëveshje mbi rinovimin e kontratës dhe Messi u largua përfundimisht nga Camp Nou pas më shumë se 20 viteve.

Megjithatë, nga ai moment, ylli argjentinas është lidhur gjithmonë me një rikthim te Barcelona dhe tashmë Koeman e mbështet idenë.

“Ai është lojtari më i mirë në botë, kushdo që mund ta ketë do të jetë i fortë”, ka thënë fillimisht Koeman.

“E kam përjetuar largimin e tij nga ana e parë dhe ishte një ditë shumë e keqe. Kur e shoh Leon me një fanellë tjetër, më duket ende e çuditshme”.

“Nuk e di se çfarë është situata apo çfarë mendon Leo. Unë jam në favor që Messi të jetë lojtar i Barcelonës”, përfundoi holandezi.