Kodheli-Milloshovski: Rrugëtimi drejt BE-së do të jëtë i përbashkët (Video)

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme në Shqipëri, Mimi Kodheli po qendron sot në Shkup me ftesë të kolegut të saj maqedonas, Antonio Milloshovski, shkruan gazeta LAJM. Pas takimit që pati në Kuvenin e RMV-së me Milloshovskin, deputetja shqiptare tha se, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriu do të rrugëtojnë së bashku drejt integrimit në BE, pavarëisht vendimit që do të merret në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së që po mbahet në Luksemburg.

“E konsideroj të një kënaqësie të veçant dhe rëndësie të madhe vizitën time sot me ftesë të kolegut Antonio Milloshovski. Është kënaqësi që serish shihem me të pas disa kohësh. Vi sot në një periudhë të rëndësishme, pasi sot është mbledhja e Ministrja të Jashtëm të BE-së, mbledhje prej të cilës kemi pritur sinjale pozitive lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mbështes opinion që lajm i mirë është edhe hapja e kapitujve nën një protokol të ri, në një mënyrë të re vlerësimi për Malin e Zi dhe Serbinë është gjithsesi lajm pozitiv për Ballkanin Perendimor. Ne jemi të bindur si Shqipëri se rrugëtimi ynë do të jetë i përbashkët midis nesh dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën tonë evropiane. Ne nuk e kemi dëmtuar asnjëherë njëri tjetrin, përkundrazi do ta ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë rrugëtim pavarësisht përgjigjes që do të marrim këto ditë”, tha Mimi Kodheli.

“Kryetarja e komisionit për Politikë të Jashtme në Shqipëri, Mimi Kodheli me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyer po e viziton Maqedoninë me ftesë tonë, për të biseduar për raportet bilaterale që janë në nivel shumë të mirë por edhe për të këmbyer informacione lidhur me procesin integrues në BE. Siç është e ditur sot në Luksemburg po mbahen Samiti i Ministrave dhe mendoj se dita e sotme do të jetë lajm i mirë për Serbinë dhe Malin e Zi që do të hapin konferencat ndërqeveritare sipas metodologjisë së re, por do të jetë edhe një dëshpërim për Maqedoninë dhe Shqipërinë për të cilat nuk pres që të merret vendim për fillim të negociatave”, tha deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski./Gazeta LAJM