Kocevski i bën thirrje EVN-së që të ndihmojë në hetimin për personin e zhdukur në Beleshtevicë të Velesit

Kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski sot në konferencë për media i bëri thirrje kompanisë EVN si kompani me përgjegjësi shoqërore të ndihmojë në hetimin dhe financiarisht ta ndihmojë familjen e të pësuarit Spase Dimovski i cili nga vërshimet e ujerave në Beleshtevicë të Velesit u zhduk të enjten pasdite duke iu ndihmuar ekipeve të EVN-së të cilat ishin zhytur në baltë, ndërsa të cilët ai i kishte nxjerrë me traktorin e tij.

Ai potencoi se Dimovski kishte pësuar pikërisht gjatë ofrimit të ndihmës me traktorin e tij ekipeve të EVN-së: Informoi se në dy raste atyre iu ka bërë thirrje përmes mediave, ndërsa paralajmëroi se nesër kërkesë me shkrim do të dërgojë deri te Drejtoria e Kompanisë së EVN-së në Shkup.

Ai iu bën thirrje qytetarëve që të mos përhapin spekulime të ndryshme, si ajo dje se është gjetur i gjallë ose spekulimi i sotëm se është gjetur trupi i tij diku në Vardar te Shorka në Veles. Ai potencoi se sipas informacionit të SPB Veles me të cilët ka kontaktuar nuk ka informacion zyrtar se trupi i të zhdukurit Spase Dimovski është gjetur.

Ai njëherësh paralajmëroi se Komuna Veles në këto momente të rënda familjes së të zhdukurit sipas ligjit do t’i ofrojë ndihmë financiare të pësuarit…

Kocevski informoi se pas kontakteve paraprake të familjes së viktimës Dimovski me njësitë speciale të Armatës, ai i dërgoi një letër Shtatmadhorisë së Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, me qëllim që të lejojnë angazhimin e njësive speciale për të hetime në raste të tilla për të gjetur trupin e viktimës./MIA