Koalicioni parazgjedhor ndërmjet ASH-së dhe Alternativës është strategjik

Bekim Qoku
Koalicioni parazgjedhor ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është një koalicion strategjik. Është e vërtetë që ai nuk ngjall ndonjë entuziazëm të madh, por megjithatë ai është shumë i rëndësishëm dhe tepër i nevojshëm në këtë moment për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Sa më të zëshëm që janë e do jenë avokatët e pushtetit të deritanishëm (politikanët, gazetarët, intelektualët e ndryshëm) kundër këtij bashkimi, aq më i drejtë e më i domosdoshëm është ai. Ky fakt madje duhet t’u shërbejë dy partnerëve politik si një nxitje shtesë për të punuar më shumë drejt qëllimit të tyre.