Koalicioni AA-ASH tubon më shumë vota se sa Lēvizja Besa, shikoni anketën

Gazeta Express në Maqedoni ka organizuar edhe një tjetër sondazh online në Facebook i cili tuboi mijëra vota brenda 24 orësh.

Kësaj radhe u matën forcat e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët-Alternativa” me Lëvizjen Besa të Bilall Ksamit.

Rezultati përfundimtar ishte në favor të koalicionit, ASH-AAA 55% ndërsa për Lëvizjen Besa 45%, ose 2 mijë e 500 vota për ASH-AAA dhe 2 mijë e 100 vota për Lëvizjen Besa.

Ky është sondazhi i dytë online i Gazetës Express në Maqedoni që tubon mijëra votues.

Në sondazhin e parë koalicioni Aleanca për Shqiptarët e mundi me një rezultat të lehtë edhe BDI-në./