Knezheviq trondit Malin e Zi: Abazoviqi është i gatshëm të punojë në tërheqjen e ligjit…

Udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, është i gatshëm të punojë në tërheqjen e Ligjit për lirinë e fesë, ka thënë njëti nga drejtuesit e Frontit Demokratik, Milan Knezheviq.

Krerët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq, janë takuar mbrëmë në Podgoricë me presidentin e grupit qytetar URA, Dritan Abazoviq, me ç’rast kanë përafruar pozicionet e tyre për çështje të diskutueshme. Këtë e ka bërë të ditur mbrëmë për gazetën “Pobjeda” njëri prej liderëve të Frontit Demokratik, Milan Knezheviq.

“Është e vërtetë që u takuam me Abazoviqin. Është bërë përparim i rëndësishëm në bisedimet e drejtpërdrejta, sepse Abazoviq ka thënë se është i gatshëm të punojë me ne në tërheqjen e Ligjit mbi lirinë e fesë, i cili është një parakusht për Frontin demokratik për formimin e qeverisë,” ka thënë Knezheviq.

Javën e kaluar, Mandiq dhe Knezheviq, në bisedime të ndara me kandidatin për madnatar të qevrisë Zdravko Krivokapiq, kanë kërkuar – para se të formohet qeveria – që Ligji mbi lirinë e fesë të tërhiqet dhe që shteti i Malit të Zi të nënshkruajë një marrëveshje themelore me Sinodin e Kishës Serbe dhe patriarkun Irinej.

Në ndërkohë, nënkryetari i grupit qytetar Ura, Filip Adxhiq, ka njoftuar se URA është kundër tërheqjes së Ligjit, por vetëm për rishikimin e neneve të diskutueshme, që i bllokonin negociatat për formimin e qeverisë.

Abazoviq nuk i ka komentuar pretendimet e nënkryetarit të tij.

Përveç Axhiqit, kundër heqjes së ligjit ka qenë edhe Bozhena Jelushiq, kështu që nuk kishte shumicë në parlament e nevojshme për realizimin e nismës së Frontit.

Knezheviq tha mbrëmë se “është bërë përparim rreth parimeve mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme”.

“Ne nuk kemi biseduar ende për emra dhe staf specifik, por sinqerisht nuk pres që dikush të përcaktojë kuadrat e FD-së nga ana tjetër,” përfundon Knezheviq.

Sipas gazetës “Vijesti”, Abazoviqi në takimin e përfolur ka mbetur në pozitat e tij në mbështetje të fuqishme mandatarit Zdravko Krivokapiq për mandatar, dhe në një postim në Twitter ka shkruar se Mali i Zi nuk ka më kohë për të humbur, dhe se pret formimin e shpejtë të qeverisë në dobi të qytetarëve.

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka bërë ftesë për konsultime për mandatarin për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, të cilat janë caktuar për të enjten, më 8 tetor.