Klubi spanjoll afër transferimit të Depay

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, dy klubet spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid, kanë caktuar terminin e ri të bisedimeve për Memphis Depay.

Lojtari dëshiron që të ndërrojë klub këtë muaj, para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve të dimrit.

Përveç Atletico Madrid, është raportuar se për sulmuesin holandez janë të interesuara edhe disa ekipe nga Anglia.