Futbolli i Arabisë Saudite mund të “pasurohet” një fluks lojtarësh nga Premierliga, pasi ata synojnë më shumë nënshkrime të profilit të lartë për të ndjekur Cristiano Ronaldon që iu bashkua Al Nassr gjatë dimrit.
Në janar, Ronaldo braktisi gjithçka që kishte thënë më parë për dëshirën për të vazhduar në Evropë dhe për të luajtur në nivelin më të lartë, në mënyrë që të transferohej në Arabinë Saudite.
Nuk është çudi duke pasur parasysh se atij iu ofruan 173 milionë funte për të shkuar në Lindjen e Mesme dhe për t’u bashkuar me Al Nassr, duke e bërë atë sportistin më të paguar në botë.
Në mënyrë të pashmangshme, kalimi i Ronaldos te Al Nassr ka çuar në spekulime se rivali i vjetër, Messi, një ditë mund t’i bashkohet atij në atë pjesë të botës, por me klubin rival të Al Nassr, Al-Hilal.
Sipas ESPN, përveç Lionel Messit, edhe Roberto Firmino i Liverpoolit, Ilkay Gundogan i Manchester Cityt, anësori i Wolverhampton Wanderers, Adama Traore dhe dyshja e Everton, Yerry Mina dhe Abdoulaye Doucoure janë të gjithë objektivat e ligës këtë verë.




