Klopp thyen rekordin e fitoreve tek Liverpool

Liverpool fitoi ndeshjen 7 – 0, ku tregoi fytyrën e vërtetë të kampionit. Kjo bëri që edhe menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, të thejë rekordin e fitoreve për menaxherë në klub.

Rafael Benitez ishte mbajtësi i mëparshëm i rekordit me 126 fitore në Premierligë me “The Reds”, të cilët janë shkëputur me pesë pikësh në krye të tabelës së Premierligës.

Tani Klopp, ka 127 fitore, dhe renditet në vendin e parë.

Nga ana tjetër, menaxheri i Crystal Palace, Roy Hodgson tani ka humbur shtatë ndeshje kundër ish-klubit të tij që nga largimi i tij nga Anfield. Vetëm Mark Hughes ka më shumë, i cili ka pësuar 10 humbje kundër Manchester City.

Liverpool tani ka më shumë se një javë për tu rikuperuar para se të zhvillojë ndeshjen ndaj West Albion Albion të Sam Allardyce më 27 dhjetor.