Klopp: Shpresoj që Wijnaldum të rinovojë kontratën

Holandezit i skadon kontrata në fundin e edicionit dhe ende s’ka nisur negociatat për rinovim.
Wijnaldum është tejet i rëndësishëm për “Reds” dhe realizojë gol ndaj Wolves.

Tekniku gjerman theksoi që shpreson se Wijnaldum do rinovojë sa më shpejtë.

“Shpresoj që ai të nënshkruajë, të jem i sinqertë”.

“Mund të shohësh se luan gjithmonë. Kemi lidhje të mirë. Shpresoj që do rinovojë”, deklaroi ai.

Wijnaldum vazhdon të pëlqehet shumë nga Barcelona dhe kërkohet nga Ronald Koemani.