Klopp reagon për përballjen ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e “Carabao Cup”

Skuadra e Liverpoolit arriti dje me përmbysje të triumfoi ndaj Leicester Cityt, derisa u treguan më të mirë nga pika e bardhë, përcjell lajmi.net.

Duke folur për ndeshjen gjysmëfinale, Klopp preferon që të zhvillohet vetëm një ndeshje, edhe nëse do të thotë që të zhvillohet në “Emirates Stadium”.

“Mendoj që do ishte më mirë absolutisht me një ndeshje, po pavarësisht çfarë them nuk ka shumë rëndësi”.

“Nëse janë dy ndeshje, atëherë do t’i luajmë të dy. Por, do ishte ndihmëse nëse do zhvillohej vetëm një. Shorti është kundër Arsenalit, jam në rregull, luajmë aty dhe shohim kush është më i mirë. Preferoj vetëm një ndeshje gjysmëfinale”, tha ai.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Chelsea do përballet me Tottenhamin.