Klopp me vlerësim brutal për debutimin e Endos

“E tmerrshme”, kështu e ka vlerësuar Jurgen Klopp debutimin e Wataru Endos për Liverpoolin.

The Reds triumfuan 3-1 ndaj Bourneouth, por trajneri gjerman pati vlerësim shokues për japonezin që bëri debutimin, pak ditë pasi kaloi nga Stuttgarti.

“Ndeshja e parë, kur hyri, mendoj se pamë që Harvey (Elliott), i cili është në një moment shumë të mirë, hyri edhe në këtë lojë dhe vraponte majtas e djathtas dhe rrahjet e zemrës ishin 240″, ka thënë fillimisht Klopp.

“Do të kishte qenë pothuajse e njëjta gjë për Endon. Dy ditët që ai i kaloi (në stërvitje) – nuk është çudi”.

“Ai bëri absolutisht mirë, por ai u fut në fushë dhe nuk kishte absolutisht asnjë ide se çfarë të bënte”.

“Kam folur këtë mëngjes me të se si do të dukej pozicioni i tij me 11 lojtarë. Një 4-4-1 nuk ishte i përfshirë në bisedën tonë. Kjo është tani. Unë nuk mendoj se ai ka fjetur shumë në dy netët e fundit, kështu që ai hyri dhe dha gjithçka që kishte në fushë”, ka shtuar më tej strategu gjerman.

Endo u inkuadrua në fushë pas kartonit të kuq të Alexis Mac Allister. 30-vjeçari u shfaq në 30 minutat e fundit, por nuk ishte në elementin që pritej.