Klopp konfirmon se do të ketë transferime të reja te Liverpooli

Trajneri i Liverpooli, Jurgen Klopp ka konfirmuar se afati kalimtar dhe ardhjet te Reds nuk kanë përfunduar ende në këtë verë.

Liverpooli është përforcuar tashmë në mesfushë, pasi ka siguruar transferimin e Alexis McAllister nga Brighton dhe Dominik Szoboszlai nga RB Leipzig.

Megjithatë, Reds nuk e kanë përfunduar ende punën pasi synojnë të sjellin përforcime tjera këtë verë në Anfield.

Është vet trajneri i ekipit, Klopp, i cili ka konfirmuar se do të ndodh edhe ndonjë transferim pasi duan një sezon të paharruar.

“Jemi rreth 3/4 javë deri në ndeshjen e parë, disa gjëra duhet të ndodhin deri atëherë. Patjetër”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Do të ndodhë, dhe ne do të kemi një ekip të mirë. Na besoni. Do të bëjmë çmos që të kemi një sezon që nuk do ta harrojmë kurrë”, përfundoi trajneri i Reds.

Reds janë lidhur këtë verë me një numër të madh mesfushorësh tjerë si Marco Verratti, Aurelien Tchouameni, Joshua Kimmich, Nicolo Barella dhe Cheick Doucoure.