Klopp flet për transferimin e mundshëm të Mbappe te Liverpooli

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është lidhur me një transferim te Liverpooli këtë verë dhe për këtë lajm ka folur edhe trajneri Jurgen Klopp.

Mbappe ka hyr në vitin e fundit të kontratës me gjigantin francez, por ka refuzuar të rinovojë kontratën duke dashur të largohet si lojtar i lirë në verën tjetër.

Megjithatë, drejtuesit e PSG-së i kanë dhënë ultimatum atij për të gjetur një klub të ri këtë verë ose të rinovoj kontratën pasi nuk duan assesi ta lejojnë largimin falas.

Real Madridi ka qenë klubi më i lidhur me sulmuesin francez dhe thuhet se ka marrëveshje për transferimin e tij si lojtar i lirë në verën e ardhshme.

Por, kërkesa e PSG-së për ta larguar këtë vit ka bërë që Mbappe të lidhet edhe me klube tjera, ndërsa ta edhe Liverpooli.

Për transferimin e tij të mundshëm ka folur trajneri Klopp, i cili ka mohuar një gjë të tillë pasi nuk ua lejojnë financat.

“Në qeshim me këtë lajm. Mund të them se ai është një lojtar shumë i mirë, por kushtet financiare nuk na përshtaten aspak për transferimin e tij”, ka thënë Klopp.