Klinika Infektive: Dy pacientë me Covid 19 në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore të cilët janë në përkujdesje intensive.

Në këtë klinikë, janë të hospitalizuar 51 pacientë, ndërsa të sëmurë me Covid 19 janë 36 raste.

Më poshtë raporti i plotë i Klinikës Infektive në QKUK:

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 29/04/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 51raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 36 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon:

Nga 36 pacientë të infektuar me Covid 19,
• 28 raste janë në gjendje stabile,
• 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.
Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërsa në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.

Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor.