Klimatizuesit inverter ngecin në komuna

Ministria e ambientit që në muajin tetor të vitit të kaluar promovoi për herë të parë projektin për subvencionimin e ndërrimit të pajisjeve për ngrohje, nga koftorët me dru në klimatizues inverter. Në kuadër të masave kundër ndotjes, nga buxheti i kompanisë energjetike ELEM, dhjetë mij familjeve nga zonat më të ndotura nga vendi do tu ndahen vauçerë në vlerë prej 10 mijë euro që ato ku të duan të blejnë klimatizues inverter, ndërsa si kusht për këtë subvencion ishte që amvisërit të heqin pajisjet e ngrohjes me dru.

Por tanimë tre muaj pas konferencës së parë të zëvendës ministrit Jani Makraduli, qytetarët ende janë në pritje të shpalljeve, ndërsa i gjithë projekti duket që ka ngecur në sirtarët e pushtetit lokal. Nga Qeveria thanë për televizionin Shenja se tanimë janë tejkaluar të gjitha pengesat juridike, ndërsa edhe mjetet janë shpërndarë në llogaritë e komunave. Këta të fundit tani duhet tw publikojnë shpalljet ku do të aplikojnë qytetarët e interesuar.

Qeveria

“Janë pastruar të gjitha dilemat ligjore, janë transferuar mjetet financiare deri te komunat, ndërsa ata me programet e tyre do ti caktojnë zonat dhe do të mundësojnë implementimin e projektit për klimatizuesit inverter. Procedurë është në vijim dhe do tu njoftojmë së shpejti për hapat e mëtejmë”

Televizioni Shenja tentoi të mer nformatë për rrjedhën e projektit nga Komuna e Tetovës, si një nga komunat që përfshihen në këtë projekt, por zyrtarët kompetent për marrëdhënie me opinionin ishin të pakapshëm deri në përfundimin e ditës.

Dhjetë mijë familje nga Shkupi, Kërçova, Manastiri dhe Tetova do të marrin nga 1000 euro për klima inverter, ndërsa përparësi do të kenë familjet që kanë të ardhura mujore deri në 500 euro. Kështu thanë sot nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar se me këtë masë kundër ndotjes së ajrit do të përfshihen 5 200 amvisëri nga Shkupi, 2 500 nga Manastiri, 1 500 nga Tetova dhe 800 amvisëri nga Kërçova. Aplikimi do të bëhet onlajn, ndërsa për këto subvencione do të mund të aplikojnë edhe amvisëritë nga komunat që nuk janë në kuadër të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht amvisëritë në territor të Haraçinës, Sopoishtes, Ilindenit dhe të ngjashme.

Kjo masë e Qeverisë në fazën e parë do të financohet nga shoqëria aksionare Elektrana me 618 milion denarë gjegjësisht 10 milion euro.