Një klient i Chipotle në Uashington besonte se nuk po ia përgatiteshin aq shpejt ushqimin sa që filloi të bënte probleme duke thyer pajisje të ndryshme në restorant.
Një punëtore deklaroi se burri u bë i dhunshëm pasi ajo e kapi duke u përpjekur të vidhte gjësende prapa banakut, raporton nypost.
“Ai u përpoq të vidhte dhe nuk ia doli sepse i hodha në plehra. Pastaj ai u çmend”, deklaroi punëtorja, e cila nuk dëshironte të identifikohej.
Videoja e siguruar nga FOX 5 tregon të dyshuarin duke marrë një gotë mbi banak dhe po përpiqej që të marrë kutinë me ushqim. Kur sheh se çfarë po bën klienti, punëtorja e hedh ushqimin në një kosh plehrash.
Burri, i veshur me një këmishë të bardhë dhe me çantë shpine, më pas fillon të gjuajë sende drejt punëtores.
Punonjësja mund të shihet duke mbajtur krahët për të bllokuar fytyrën e saj përpara se të kalonte nëpër një derë në pjesën e pasme të restorantit. Por, fatmirësisht askush nuk është lënduar.
Ndryshe, burri u largua nga vendi i ngjarjes me një skuter gjersa policia është duke e kërkuar.