Kjo far BDI-ja goxha po i gëzohet rënies së Albinit!

Adem Zatriqi

Ngjarjet në Maqedoni i përcjelli prej vitit 2001 dhe herë-herë jam në rrjedha edhe më mirë se me ngjarjet në Kosovë. Po e përcjelli me vëmendje edhe gëzimin e kësaj far BDI-së, pas votimit të shumicës në Kuvend kundër qeverisë Kurti. Po, po. Pa asnjë dilemë është gëzim që vlon nga zemra, e që vjen prej te kryetari i ksaj partie e deri te funksionari i fundit (për anëtarësin e thjesht nuk kisha thanë se gjithë i gëzohen). Nuk thotë kot populli se “çka fol shpija, tregon fmija”. Fmija 40 vjeçar i BDI-së, Artan Grubi, tregoj qysh natën e parë se çka po folet në shpinë e BDI-së, kur pa e pyt kushi, dul e tha e respektoj vendimin e shumicës për ta shkarku qeverinë Kurti. Thu ti se ke ky osht far faktori edhe çon shumë peshë fjal e tina se a e përkrah, a nuk e përkrah votimin kundër një qeverie në Kosovë. Po gëzohen për besë prej toke e deri në qiell, e bile as nuk pe mshefin hiç gëzimin e tyre. Po ky gëzim besoj se nuk do të ju zgjase shum. Ata vetëm po tregojnë publikisht se kanë simpati dhe lidhje me “Klanin Pronto” të Kosovës dhe se janë të zhytur në të njëjtat pisllëqe si Klani Pronto këtu tek ne në Kosovë. Ne ti bëjnë mendjes qejf se Amerika nuk e don Albinin. Të gjorët nuk po e kuptojnë se Amerika vetëm po teston qytetarët e Kosovës se sa janë këmbëngulës për të bë një shtet pa krim e pa korrupsion në njërën anë, e në anën tjetër po i detekton gjitha strukturat e korruptuara që janë të lidhura me krimet e Klanit Pronto, për t’i shkatërru me një goditje të vetme, pa pas nevojë me i kërku veç e veç. BDI vetë u deklaru se është pjesë e Prontos dhe mendim timin, u bëri shërbim të madh edhe shqiptarëve edhe amerikanve.
Në bazë të informacioneve që i kam prej shokve të të idealit në Maqedoni të Veriut, ose siç i themi Iliridë, kësaj partie të Ali Ahmetit koxha shtrejt ka me i kushtu ky solidarizim me Hashimin, Isën, e me kompaninë. Unë sa e di 90 për qind e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut kanë simpati për Albinin, e jo për Klanin Pronto. Unë nuk besoj se në ditën e zgjedhjeve, shqiptart e Maqedonisë kanë me harru kush u solidarizu me Albinin, e kush u solidarizu me Isën e Hashimin. E atë ditë BDI-ja ka me e pa sa shum ka gabu me Isën e Hashimin që është solidarizu. Ju përshëndes miq të mi të Iliridës, pa dyshim po vjen çasti me i mposht bashkarisht partitë e korruptune edhe tek ne, edhe tek ju.