Kjo është videoja që u mendua se “prishi” miqësinë e Donaldit me Fifin

Donald dhe Romeo Veshaj këtë të premte kanë filluar transmetimin e emisionit të tyre më të ri “Më lër të flas”.

E në atë transmetim u prekën edhe shumë personazhe të tjerë që ishin pjesë e “Big Brother VIP”, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre ishte edhe një video ku shtyu të reagonte edhe Fifin.

Fifi reagoi kundër vëllezërve Veshaj me një video ku paralajmëronte se nëse video ku ai bën humor me të kur i ranë të fikët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, do ta padiste në gjyq.

Ai është një episod që finalizoi qëndrimin e saj në shtëpi dhe siç vetë Fifi ka treguar edhe jashtë shtëpisë nuk vuajti më pak.

Fifi ka treguar se ende refuzon ta shikojë atë video sepse ende e lëndon dhe nuk i bën mirë.

Por mbrëmë edhe Donaldi ka reaguar me një video ku shihej krahë Fifit kështu duke ulur zërat se mes tyre ka prishje miqësie.

Megjithatë më poshtë mund të shihni videon për të cilën u mendua se krisi Donaldin dhe Fifin./Lajmi.net/