Kjo është super nota për Xherdan Shaqirin nga media prestigjioze zvicerane

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, së bashku me portierin Yann Sommer dhe lojtarin Stevan Zuber, janë me të vlerësuarit nga media prestigjioze zvicerane “Blick.ch”.

Nota maksimale është 6 dhe më e ulëta 1! Zvicra shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Turqisë, në ndeshjen e fundit të grupit A të Kampionati Evropian.

Xherdan Shaqiri – lojtar i ndeshjes, u vlerësua me notë maksimale 6, së bashku me Sommer dhe Zuber.

Shaqiri u tregua i papërmbajtshëm për turqit, duke shënuar dy gola, eurogol nga 20 metra në minutën e 26-të, dhe nga 14 metra në minutën e 68-të.

Granit Xhaka u vlerësuar me notën 5, i cili bëri paraqitje shumë të mirë dhe nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra qëlloi shtyllën e majtë pingule në minutën e 77-të.

Kështu i vlerëson “Blick” lojtarët: Yann Sommer 6, Nico Elvedi 4, Manuel Akanj 5, Ricardo Rodriguez 4, Silvan Widmer 5, Remi Freuler 4, Granit Xhaka 5, Stevan Zuber 6, Granit Xhaka 6, Breel Embolo 4, Haris Seferoviq 5.